Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas kthimit në Shqipëri, Aurela Gaçe vendos të vetëkarantinohet

schedule07:57 - 14 Mars, 2020

schedule 07:57 - 14 Mars, 2020

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka marrë vendimin të vetëkarantinohet. Këtë e ka bërë të ditur vetë Aurela me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja shihet në një foto së bashku me kolegët e saj dhe shprehet se do të vetëkarantinohen pasi do kthhen nga SHBA.

Grupi po kthehet ( jemi akoma me shume, por s’jane ne foto). Ne jemi ne USA e fatkeqesisht na duhet te udhetojme ne keto momente ,mbasi shtyme tour-in e koncerteve per nje kohe me te mire per te gjithe.

Ne, jemi prinder femijesh e kemi prinderit tane qe na presin. Por, per te miren tone e te familjeve tona, secili nga ne do te vete izolohet brenda per 14 dite, larg familjareve tane. Sigurisht do ti nenshtrohemi gjithe kontrrolleve te mundshme nga shteti.

Kjo behet sepse ne duam femijet e prinderit tane, sigurisht edhe veten. Do t’ja dalim .

( keto maska na u ndodhen, se ishin boshatisur raftet)”, shkruan këngëtarja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!