Salah me koronavirus? Shpërthen agjenti i sulmuesit: Si nuk keni pikë turpi

schedule22:17 - 13 Mars, 2020

schedule 22:17 - 13 Mars, 2020

Lojtarë të ndryshëm po preken nga koronavirusi. Tetë ka shkuar numri i të infektuarve në Serie A, teksa nuk mungojnë edhe lajmet e rreme në këtë situatë tejet të vështirë.

Në fillim u përfol për një infektim të Paulo Dybala, por Juventusi dhe lojtari argjentinas e mohuan. Tani është radha e Momo Salah. Në Egjipt ka filluar të qarkullojë lajmi sikur ylli i Liverpool është infektuar me COVID-19.

Rreth kësaj situate ka reaguar agjenti i sulmuesit egjiptian, Ramy Abbas Issa. “Është e turpshme që diçka kaq delikate të publikohet pa ndonjë burim. E gjitha vetëm për klikime… Është e përshtirë dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë”, deklaron agjenti i Momo Salah. /abcnews.al