Coronavirus nuk fal as futbollistët. Pas shumë rasteve në ditën e djeshme sot ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe portieri i Bournemouth, Artur Boruc. Menjëherë pas lajmit jo të mirë ai është futur në karantinë së bashku me katër pjesëtarë të stafit të klubit anglez.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në ‘’Twitter’’. Të pestë personat në fjalë po ndjekin me kujdes udhëzimet që ka dhënë qeveria angleze dhe po respektojnë higjënën personale në maksimum.
Ndërkohë nga ana tjetër dhe Premier League ka vendosur që të pezullojë të gjithë takimet deri në datën 3 prill. Kjo masë vjen pas rasteve të para në klubet angleze dhe në parandalimin e virusit vdekjeprurës. /abcnews.al