Kryeministri Edi Rama ka prezantuar edhe një herë masat për qarkullimin rrugor, ndërsa ka thënë se aktiviteti prodhues dhe tregtar nuk do të pezullohet pasi as Italia e ka bërë diçka të tillë por do të zbatojnë rregullat.
Për qendrat tregtare Rama zbuloi se do të mbyllen të gjitha aktivitetet veç atyre që ofrojnë shërbime farmaceutike dhe ushqimore.
“Do të pezullohen të gjithë aktivitetet brenda qendra qendrave tregtare, dyqane rrobash, parfumesh dhe lodrash do të mbyllen të gjitha ndërsa çdo strukturë për ushqimet do të jetë i hapur.
Nuk është e nevojshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës dhe të blejmë bukë e ta mbajmë në shtëpi pasi për buk dhe medikamente shëndetësore do të jetë gjithmonë i mundur lëvizja.
Pjesa më kritike e zinxhirit ekonomik që mund të sjellin një dëm shumë të madh siç janë të gjithë ato që kemi mbyllur deri më tani. Në të gjitha rastet edhe sigur bota të jetë duke mbaruar ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura. Jini të qetë në këtë drejtim nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Rama. /abcnews.al