Shifra të frikshme në Itali, mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi

schedule18:16 - 12 Mars, 2020

schedule 18:16 - 12 Mars, 2020

Ka shkuar në 1.016 numri i të vkekurve në Itali. Sakaq, në raportin e publikuar nga autoritetet italiane, numri i të prekurve është 12.839 raste.

Italia është shpallur e gjitha “zonë e kuqe”, ndërsa kryeministri Giuesepe Conte urdhëroi sot mbylljen e të gjitha bareve, dyqaneve dhe restoranteve në të gjithë vendin.

Kreu i Emergjencës civile Angelo Borrelli tha sot se 1.258 njerëz u shëruan në Itali pas kontraktimit të koronavirusit.  Nga 12.839 pacientë të prekur, 6.650 janë shtruar në spital me simptoma dhe 5,036 janë ata që janë në izolim në shtëpi. Ndërkaq janë shënuar 188 viktima brenda një dite. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!