HARTA/ 23 të prekur nga koronavirusi, ku janë vatrat e reja të infeksionit në Shqipëri

schedule12:25 - 12 Mars, 2020

schedule 12:25 - 12 Mars, 2020

Ministria e Shëndëtësisë njoftoi për tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin në 23 të prekur në total.

Ajo që është më shqetësuse lidhet me faktin se kemi të bëjmë me një zgjerim të hartës së të prekurve me dy vatra të reja infeksioni në Elbasan dhe Rrogozinë.

Po ashtu, janë konfirmuar edhe tre raste të reja në Tiranë si edhe 2 të tjera në Durrës.

Mësohet se vetëm pesë nga personat e konfirmuar si pozitivë janë në spitalin Infektiv, kurse 18 të tjerët ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast
Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!