“Jam 37-vjeç dhe mezi marr frymë”, apeli i italianit me koronavirus: Ju lutem qëndroni në shtëpi!

schedule12:03 - 12 Mars, 2020

schedule 12:03 - 12 Mars, 2020

Italia mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë. Vendi fqinj numëron deri më tani 12,462 raste të konfirmuara me Covid-19.

Si pasojë e virusit kanë ndërruar jetë 827 persona ndërsa qeveria e vendit njoftoi ditën e djeshme mbylljen e  të gjitha bizneseve veç faramcive dhe vendeve ku ofrohet ushqim.

Është raportuar prej kohësh që më të rrezikuar janë të moshuarit nga ky virus, por edhe grupmoshat e tjera nuk përjashtohen. Së fundmi, një 37-vjeçar nga Italia ka ndarë një foto në llogarinë e tij në Facebook dhe bashkë me të tregon historinë e tij me koronavirusin.

Leonardo Greco ndodhet në një spital të Milanos ku u shtrua me simptoma të ngjashme të Covid-19, por testi i rezultoi negativ disa herë.

Ndër të tjera, në postimin e tij, Greco u bën thirrje njerëzve që të mos ta marrin këtë gjë si lojë, port ë mendojnë për veten e tyre, për njerëzit e dashur dhe të moshuarit.

Postimi i plotë:

“Jam 37 vjeç. Gjithmonë më ka pëlqyer sporti, gjithmonë kam qenë hiperaktiv dhe i shëndetshëm…Ju flas nga shtrati i spitalit Sacco hospital…ndërsa shkruaj kam lot në sy, kam nevoje për oksigjen në mënyrë që të mos kem probleme me frymëmarrjen. Kam temperaturë gjatë gjithë kohës, pneumoni. Më kanë bërë dy tampone për Covid-19, të dy dolën negativë.. më bënë një të tretë këtë mëngjes..sepse këto që kam duken ekzaktësisht si simptoma të virusit. Po ju shkruaj që t’ju bëj të kuptoni që kjo nuk është një lojë dhe as shaka. Jo vetëm që do të sëmurni veten, por edhe të moshuarit… mendoni për njerëzit e dashur… mënyra e vetme që mund të na ndihmoni është që të qëndroni në shtëpi. Bejeni ju lutem. Shpresoj që dëshmia ime të hyjë në punë.” /abcnews.al/

https://www.facebook.com/155160504513491/photos/rpp.155160504513491/3214313768598134/?type=3&theater

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!