Si të përballoni ankthin gjatë kësaj periudhe pandemike?

schedule11:45 - 12 Mars, 2020

schedule 11:45 - 12 Mars, 2020

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në vend, po ashtu përhapet dhe ankthi dhe shqetësimi për situatën. Bazuar në shkencë, ja çfarë mund të bëni për të minimizuar ndjenjat negative dhe për të ruajtur gjakftohtësinë në këtë periudhë të vështirë.

1.Ruani veten

Jeta është e paparashikueshme dhe e pasigurt. Ju nuk e dini ç’ju pret nesër apo pas një viti dhe s’keni asnjë kontroll mbi të. E njëjta gjë edhe tani që qarkullon një virus i panjohur. Bëj ç’të mundesh për të ruajtur veten dhe të tjerët, por pjesa tjetër nuk është në dorën tuaj.

2.Mos i rezistoni ankthit

Vërtetuar me dhjetëra herë, kur i rezistoni ankthit, thjesht e shtoni. Gjatë këtyre ditëve mos u ktheni nga Netflix, alkooli apo lajmet për t’u qetësuar. Pranojeni situatën, lejojeni veten të ndjeni dhe të përjetoni me sinqeritet. Nuk mund t’i arratiseni të vërtetës, por as nuk keni pse fiksoheni pas saj.

3.Shmangni ankthin ekzistencial

Koronavirusi zgjon frikën universale: frikën nga vdekja. Kur përballemi me prova të vdekshmërisë, ne mbytemi në ankth dhe fokusohemi pambarimisht në çdo simptomë. Përpiquni të lidheni me kuptimin e jetës suaj dhe merrni mbi vete përgjegjësinë për mënyrën si jetoni. Akoma më mirë do të ishte të nisni e të bëni diçka që e keni shmangur prej vitesh.

4.Mos e nënvlerësoni forcën tuaj

Natyrisht do të pyesni veten ç’do të bëni mbyllur në shtëpi, pa punë e pa rrogë. Por kini parasysh se po imagjinoni skenarin më të keq të mundshëm dhe studimet kanë vërtetuar se njerëzit e ekzagjerojnë goxha. Do t’ia dilni shumë mirë, jeni më të fortë nga ç’mendoni.

5.Mos e mbivlerësoni rrezikun

Koronavirusi mund të jetë i rrezikshëm, me normë vdekshmërie nga 1.4% deri në 2.3% dhe duhet bërë çmos që të ruheni. Sidoqoftë, falë mbulimit të çdo rreziku nga media, njerëzit janë mësuar të ndihen më të rrezikuar nga ç’janë vërtet. Për të pakësuar ankthin, kushtojini vetëm 30 minuta në ditë leximit të lajmeve.

6.Kujdesuni për veten

Sidomos në ditë të tilla duhet të hani dhe flini mjaftueshëm, të ushtrohen rregullisht dhe të praktikoni teknika meditimi.

7.Kërkoni ndihmë profesionale nëse ju duhet

Për disa njerëz, ankthi mund të bëhet i papërballueshëm kur ka një nxitje kaq të fortë. Kërkoni ndihmën e një specialisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!