“T’i poshtërojmë këta bij kur**sh”, yjet e PSG e teprojnë në Champions

schedule10:38 - 12 Mars, 2020

schedule 10:38 - 12 Mars, 2020

PSG e kishte marrë me shumë inat takimin e djeshëm me Borussia Dortmund dhe në fund e festuan kualifikimin. Gjithsesi gjatë ndeshjes pati shumë ngacmime, me Neymar që shënoi golin e parë dhe festoi siç bën zakonisht Erling Haaland.

Gjermanët kishin ngacmuar në rrjetet sociale dhe braziliani u përgjigj direkt. Në fushë ndodhën  edhe gjëra të tjera. Pasi Bernat shënoi edhe golin e dytë, argjentinasi Angle Di Maria është kapur duke u thënë shokëve diçka të rëndë.

“Duhet t’u shënojmë gjashtë, shtatë… sa gola të mundemi. Shkojmë t’i poshtërojmë, shkojmë t’i poshtërojmë këta bij kur**sh”, ishin fjalët e Di Maria. Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe sulmuesi Mauro Icardi.

Ish-futbollisti i Interit e kishte ruajtur për në fund të ndeshjes, ku dallohet t’u thotë shokëve të tij: “Tani lërini ata bij kur**sh të festojnë”. Në dhomat e zhveshjes ka vazhduar shfaqja, me Mbappe dhe shokët e tij që imitojnë sërish Haaland. /abcnews.al