Gjendet një trup i pajetë në Fushë Arrëz

schedule18:17 - 16 Shkurt, 2018

schedule 18:17 - 16 Shkurt, 2018

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Lajthizë të Pukës.
Nga kqyrjet paraprake dyshohet se trupi i pajetë është i Idriz Ahmetaj, një ish-punonjës mirëmbajtjes, i zhdukur nga shtëpia tre muaj më parë.

54-vjeçari, Idriz Ahmetaj, nga Fushë Arrëzi kishte ndërprerë komunikimet me familjen e tij më 19 Nëntor.
Denoncimi u bë nga i biri, Orion Ahmetaj, i cili i tha policisë se atë ditë kishin qenë bashkë, por me pas babai i kishte thënë se do shkonte deri diku për një punë.

Kur dy orë me pas, djali i ra telefonit të prindit, nuk mori përgjigje. Policia e Pukës u angazhua për ditë me radhë për gjetjen e Idrizit, por pa rezultat.
Pasditen e kësaj të premte ishin banorët e Lajthizës, ata që njoftuan për trupin e pajetë, i cili do t’i nënshtrohet ekspertizës./abcnews.al