Vinte nga Italia, ndalohet autobusi me pasagjerë në Muriqan

schedule15:00 - 11 Mars, 2020

schedule 15:00 - 11 Mars, 2020

Shqipëria tashmë është futur në hartën e vendeve të prekura me koronavirus. Janë shënuar 11 raste të konfirmuar ndërsa një 73 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash duke pezulluar përkohësisht deri në datën 3 prill çdo shërbim të qytetarëve ndërsa sot me anë të një vendimi ka urdhëruar mbylljen e të gjithë bareve dhe restorantëve në Tiranë dhe Durrës.

Në kuadër të këtyre masave është vendosur që të gjithë personat që vijnë nga zonat e infektuara duhet të vetkarantinohen për 14 ditë.

Ndërkohë që janë bllokuar fluturimet dhe lundrimet me Italinë, nga pikat kufitare tokësore vijojnë në futen autobusë me udhëtarë.

Ditën e sotme një autobuz me udhëtarë nga Lombardia është lejuar të kalojë përmes pikës kufitare të Muriqanit. Pasi iu është matur temperatura dhe u janë marrë të dhënat, ata kanë vijuar me udhëtimin.

Në hyrje të Shkodrës autobuzi është ndalur. Autoritet u kanë kërkuar që të vetëkarantihon dhe në rast se kjo nuk ndodh ata do të gjobiten.  Por pas këtij urdhëri, dy autobuzët kanë vijuar udhëtimin e tyre drejt destinacioneve përkatëse.

Po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka bërë me dije se udhëtarët që kanë mbërritur nga Italia nëpërmjet doganës së Muriqanit janë urdhëruar të vetëkarantinohet, në të kundërtën do të gjobiten.

Ai ka bërë me dije se janë identifikuar të gjithë një e nga një dhe do të mbahen në vëzhgim. Autobusët kanë destinacion final Tiranën dhe do të shoqërohen nga shërbimet e qarkullimit rrugor.

“Ne jemi bashkë, dhe i porosimin dhe i njoftojmë që të vetëkarantinohen për 14 ditë që e ditë të gjithë. Nëse këtë qytetarë nuk vetëkarantinohen dhe konstatohen nga policia, do vendosim gjobë. Janë marrë të gjithë të dhënat, janë identifikuar dhe e dimë kush janë me nr pashaporte ose ID kartë dhe i kemi paralajmëruar. Asnjë tolerim kush shkel rregullin.

Do shoqërohen nëpërmjet shërbimeve të qarkullimit deri në kufi me Lezhëm dhe më pas Lezha do t’i shoqëroj deri në destinacionin final që është Tirana. Do të vetë karantinohen. Janë dy autobus, një furgon dhe disa mjete të vogla. Nuk kemi informacion që do të vijnë mjetet të reja nga Italia”, tha Brahimaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!