Coronavirusi ka goditur pothuajse gjithë globin dhe Korea e Jugut është një nga shtetet e prekura. Mbi 7300 raste janë konfirmuar në shtetin aziatik, ku ndër to ka dhe 50 të vdekur. Këto statistika e kthejnë vendin në një nga zonat më aktive së bashku me Kinën, ku lindi dhe virusi vdekjeprurës.
Ish-lojtari i Manchester United, Park Ji-sung, dhe sulmuesi i Tottenham, Son Heung-min, janë bërë bashkë për të ndihmuar vendin e tyre të lindjes. Dyshja ka vendosur të dhurojë 65.000 stërlina secili për familjet e prekura nga Covid-19 në Korenë e Jugut.
Kjo nuk është hera e parë që lojtrët po ndihmojnë vendin e tyre. Ata gjithashtu kanë bashkëpunuar me disa organizata jofitim prurëse në të kaluarën. Song dhe Park kanë ndihmuar fëmijët në nevojë si dhe kur ishte koha e krizës në Azi. /abcnews.al