Kastrati i afrohet rekordit të Ismajlit, Çokaj spikat me këtë statistikë

schedule09:31 - 11 Mars, 2020

schedule 09:31 - 11 Mars, 2020

Ardian Ismajli është rekordmeni në Kroaci. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është përzgjedhur tetë herë në formacionin më të mirë nga Telesport.hr, që i referohet vlerësimit të lojtarëve nga Instat Sport. Këtë javë nuk luajti për shkak se ishte i pezulluar me karton të kuq dhe tani sheh Lirim Kastratin t’i afrohet rekordit të tij.

Sulmuesi anësor i Lokomotiva Zagreb është përzgjedhur për të shtatën herë mes lojtarëve më të mirë të javës. Ai dha dy asiste në ndeshjen e fundit që skuadra e tij fitoi në transfertë kundër Gorica. Gjithashtu tentoi tre herë portën, por nuk e gjeti dot kuadratin. Dardani ishte i saktë edhe në pasimet e tij, si dhe fitoi disa duele.

Në formacionin e Telesport nuk ishte Myrto Uzuni, edhe pse shënoi dy gola. Na artikullin e publikuar, beratasi thuhet se ishte ndër ata që ishte shumë pranë përfshirjes mes më të mirëve të javës. Spikati edhe mesfushori Enis Cokaj, i cili pasoi më mirë se kushdo: 84 pasime të sakta nga 88 të tentuara. /abcnews.al

 

INFOGRAFIKA HNL momcad BLANK

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!