Të gjitha vendimet e marra sot: Qeveria përgatitet për luftë me koronavirusin

schedule17:04 - 10 Mars, 2020

schedule 17:04 - 10 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dytë të qeverisë pasditen e kësaj të marte ka publikuar masat e marra në lidhje me parandalimin për përhapjen e koronavirusit. Shefi i qeverisë ka deklaruar se do të mbyllen një pjesë e madhe e ambjenteve publike që mbledhin shumë njerëz siç janë pub-et, diskot, palestat etje,  që sipas tij dhe pse janë pjesë e përduitshmërisë në këtë situatë që ndodhet vendi ato do të jenë të ndaluara.

Rama në fjalën e tij është shrehur se nuk është momnetinti për mbylljen e kafeve dhe të restoranteve, por duhet që të gjithë përgjegjësit të marrin masat e duhura në mënyrë që të reduktojnë numrin e tavolinave dhe të bëjnë të mundur që tavolinat të jenë 2 m larg njëra tjerës.

Kryeminitri ndër të tjera u ka bërë thirrje qyettarëve se vërtet janë anuluar fluturimet dhe lëvizjet detare me Italinë por jo importet dhe eksportet, duke theksuar se të gjithë pikat që do të përdoren për furnizim ushqimor do të qendrojnë të hapura.

Përmbledhje e fjalimit dhe vendimeve të prezantuara nga Rama:

Rama i përgjigjet Bashës për maskat e skaduara, mos përhapni panik në kohë luftë,maskat janë të përdorshme

Shefi i qeverisë i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me denoncimin që ai bëri në media se maskat janë të skaduara.

Sistemi kolepsoi në Itali dhe të gjithë bashkë janë bërë bashkë përballë koronavirusit dhe në Shqipërinë e vogël nuk ka më mirë sa të gjithë specialistet e Taks Forcës të bëhen bashkë për të qenë në mbrojtje të të gjithëve. Ne jemi familjar dhe të moshuari tanë janë të gjithë të kërcënuar njëlloj, dhe ne jemi individë dhe të dobëtit mes nesh janë të rrezikuar njëlloj. Jo një zgjatim një bisht një degëzim i helmatisur.

Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetsor në qendrat shëndetsore në spitale që nuk janë të pëfshirë në frontin e parë në perimetrin e luftës me të infektuarit me koronavirus këto janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga fondacioni i njohur binjtë e shqipes nga Kanadaja. Janë ndaluar në Doganën e Durrësit, pasi siç dihet në shtetin tonë ka pasur një regjim doganor për çdo material qoftë dhe ato humanitare. Ishin dërguar nga një shoqatë humanitare që pas thirrjeve të vazhdueshme nuk u paraqit për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan, Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte se ulja e ifiçencës së tyre në sallat kirurgjikale që operohet në kushte sterilizimi nuk dilnin dot nga Kanadaja dhe SHBA e nuk mund të përshkonin oqeanin për të ardhë në Shqipëri.

Këto maska pas datës së skadencës mund të përdoren pa asnjë problem jashtë sallave kirurgjikale. Këto janë maska që e zëvendësojnë shumë herë më mirë fasoletën ose garzës për mbrojtjen në kontaktin me personat e tjerë, As më shumë dhe aq më pak të thuash se këto janë maska të rrezikshme është vetëm që të hapësh panik. Sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë, si politike por si të luftojmë të gjithë ndaj një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët.

Sot bashkë me maskat u pretendua se u bë kapja mat e qeverisë, pasi merret një vendim qevere dhe lexohet se ne sot kemi menduar për shtëpinë e Ushtarakëve. Por kur ne e thamë në media se ajo u bë gati çfarë ishte film, po kjo Taks Forca e përsëris dhe i ndaj qartë ekspertët që e përbëjnë dhe nga disa tjerë që nuk do të dëshiroja fare të diskutoja se çfarë janë.  Mund ti them kryetarit të opozitës që të

Kryeministri ka hedhur poshtë çdo akuzë në lidhje me masat e marra nga qeveria, Rama: Shtëpia e Ushtarakëve është gati

Shkojnë të bëjnë një vizitë ne u themi familjareve që të mos afrohen, pasi mund të marrin apo mund të japin koronavirusin. Nuk ka vend në planet që sot ka disa Taks Forca kush po e bën si po e bën etj. Shtëpia e Ushtarakëve është gati, vendimi i qeverisë është marrë dhe siç do të merren dhe vendimet e tjera me radhe pasi ne nuk jemi Kina por dhe po të ishim Kina nuk do të hidhnim fonde kot si kokrrat e orizit, por do ti hedhim për ushqime. Kjo është e gjitha sipas gjithë skenarit.

Ne vend që ta ndiqni me sytë  skifterit sistemin shëndetsor hajdeni bashkë me ne dhe njihuni me të gjithë planet se kjo nuk është një luftë dhe asnjë luftë nuk bëhet duke e treguar përpara sepse skenarët janë të ndryshme.

Ka algoritme që bëhen për të treguar modelet e ekzistencës, kjo nuk bëhet për të ushqyer ekranet që duan gjak por është një luftë për njerëzit e zakonshme, ftesa ime është ejani dhe të përballojmë këtë situatë nuk ka nevojë për të gjithë këto Taks forca por një gjë e tillë helmon zemrat e një populli kur dëgjon se janë shpërndarë mbi 1 milion maska të skaduar. Lëndon.

Ftesa është shumë e sinqertë dhe nuk kam ndërmend të kthej përgjigje të tilla vetëm në rastin kur mund të shfaqen të tilla monstruozitete që unë uroj të jenë vetem një sjellje j e përgjegjshme në kushte paqeje, por nëse në kuste paqeje papërgjegjshmeria lëndon një herë në luft ajo vret. 

Rama premton shpërblim prej 1 mijë eurosh për të gjithë personelin mjekësor që është angazhuar për të vendosur tamponë

Më vjen shumë mirë që të gjithë Taks Forcat e përshëndesin personelin mjekësor por fare vlere ka nëse ti i thua se këto janë vrasëse për ty. Personeli e ka treguar veten siç e treguan në tragjedinë e 26 nëntorit dhe vijojnë ta tregojnë sërish veten. Mjekët e angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë.

Ka disa figura të mëdha dhe të respektuara mjekësia shqiptare dhe kjo është koha që mendja, eksperienca, janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë ende shumë dinamikë të fortë, edhe pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës, janë të ftuar, do të paguhen për të kontribuar në këtë luftë.

Kryministri urdhër për mbylljen e të gjithë pub-ve, palestrave dhe diskove, restorantet të marrin masa për distancën e tavolinave

Do ti mbyllim të gjitha Pub, palestra, disko dhe mjediset që mbledhin shumë njerëz. Më ka rënë mua për pjesë që të bëj policin, prindërin nuk doja të isha kurrë në këtë pozicion por kjo është gjëja që duhet bërë janë kufizuar kontakt në këtë institucion.

Është po kaq e rëndësishme që të jetë shumë e qartë nuk ka asnjë pengesë dhe ndalim për të gjithë mallrat është ndërprerë  transporti me Italinë nga deti dhe nga ajri, por nuk ka asnjë ndërprerje te importit apo eksportit pasi përveç të tjerash nuk ka asnjë problem.Nuk ka nevojë për të renduar pasi të gjithë pikat e furnizimit me ushqime, me ilace mbeten aty.

Nuk është pjesë e kësaj faze që ne të mbyllim restorantet apo kafet, por është e domosdoshme që të gjithë restorantet edhe lokalet të krijojnë një planifikim të të gjithë tavolinave të krijojnë një distancë deri në 2 m pasi është shumë serioze një gjë e tillë, është njëlloj sikur të shmangesh nga plumbi. Në vendet e tjera dhe në BE janë vendosur gjoba marramendëse.Ne jemi të vetëdishëm se këtu është nevoja për tu bërë bashkë dhe secili të bëjë detyrën, unë do të bëj detyrën, si kryeministër, si familjar, si prind si fëmijë i një nëne të sëmurë. 

Rama: Një prind leje, do të kujdeset për fëmijët.  Shërbimet vetëm online

Nuk është që zgjat me vite por një luftë që një minut është sa një vit, për këtë arsye ne do të çojmë në shtëpi të gjithë pjesën e administratës që mund të punojë përmes kompjuterit në shtëpi, nuk do të japim më shërbime nëpër sportelet gjithë shërbimet do të kërkohen dhe do të merren onlinë, për një periudhë kohore. Nesër shërbimi i ADISA-ë do të mbyllet.  Të gjithë prindërit që kanë një fëmijë në çerdhe kopsht apo arsim bazë ne do ti japim apo më sakte i kemi dhënë lejen për të shkuar në shtëpi të mbëjnë fëmijët dhe për të kufizuar sa më shumë kontaktet e tyre me tjerët.

Nuk është një gjë e mirë që mund të na ndodhë pikërisht ne që nuk jetojmë për të punuar por për të jetuar. Nuk do të lejojmë që të shkojnë pranë spitaleve jo vetëm ato që janë të afërm të sëmurëve por edhe ato që nisen për të parë mos kanë ndonjë gjë. Konsultat në spital do të bëhen sipas një skenari sipas gjendjes së luftës. Është gjendje lufte. Ju e dini që unë do të shkoja të përqafoja të gjithë në radhë të parë at që e kanë virusin por armiku na ka vënë të gjithëve këtë kufi dhe nëse unë bëj trrimin kthehem në vrasës duke ardhur e përqafuar të tjerëve, sa me qetësisht dhe seriozisht ne të zbatojmë këto kufizime aq më shumë ne behemi kontributor në këtë situatë.

Kryeministri Rama: Sanksione për personat që nuk zbatojnë masat

Do të ketë dhe sanksione pasi kur të thonë se ke ardhur nga një zonë e prekur apo ke pasur një kontakt, pasi 8 nga rastet e konfirmuara janë si pasojë e një burimi, një gjë e tillë është e mirë që të zbatosh për veten dhe të familjes. Për 14 ditë izraleli ka mbyll 100 mijë veta në shtëpi dhë nëse dalin shkojnë në burg. Duhet që të mirëkuptohemi dhe të respektojmë rregullat. Nuk mund të bëjmë asnjë shaka, frikë fare ndërsa kujdesi maksimal.

Frika këshilltari më i keq pasi statistikat dhe të Italisë në raport me popullsinë dhe të prekurit janë numra të vegjël. Shumica as që e marrin vesh që e kanë dhe e transportojnë të tjerët. Nuk duhet ti kthehemi asaj që thash në fillim për taks forcave të tjera dhe uroj mos ti ktheme deri në fund. Nesë kanë shqetësime dhe akuza për të bërë u them që ti mbledhin të gjitha dhe ti plasin në momentin kur të ikë armiku, ndryshe kjo ndihmë nuk i shërbën askujt përveç armikut, pasigurisë, panikut dhe rregullave që duhet të ndjekim të gjithë.

Të mbarojë kjo dhe ka kohë për të gjitha për akuza dhe përgjigje siç i meritojmë. Duke mos u kthyer këtu dua të ritheksoj domosdoshmërinë që të mirëkuptohemi të gjithë gjërat sipas skenarit do të shkojnë në një kubë rritje sipas llogaritjeve të bëra nga OBSH se si sillet virusi dhe cilët janë masat dhe gjatë kurbës rritëse do të rritet dhe goditja për ato që nuk duan të kuptojnë se nuk jemi në kushtet mos shkel vijat e bardha, por jemi në kushtete që ne duhet të ruajmë ty dhe ti s’ke të drejtë të vrasës të tjerët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!