Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, si dhe presidenti i “Demave të Kuq”, Gazment Demi, kanë qenë të pranishëm në ambientet e stadiumit të ri të Partizanit, që po merr formë dita-ditës.
Shtëpia e re e “Demave” do të jetë gati shumë shpejt dhe këtë gjë, e konfirmon dhe vetë drejtori i klubit, Olsi Rama.
“Puna vazhdon. Foto nga vizita e sotme në shtëpinë e re të Partizanit e cila ecën me hapa të shpejtë përpara. Së shpejti ndeshjet këtu me publikun tonë të zjarrtë”, shkroi Olsi Rama në profilin e tij zyrtar në Instagram./abcnews.al