Skuadra e Tottenham ka investuar qindra miliona euro vitet e fundit dhe është shndërruar në një nga skuadrat e kreut në Angli, si dhe ka një ndër stadiumet më të mira në botë. Daniel Levy nuk kursehet kur vjen puna te shpenzimet ekonomike, por trofetë kanë munguar.
Hera e fundit që “Gjelat” kanë fituar një trofe, është në vitin 2008, kur fituan trofeun “Carling Cup”. Që nga ajo kohë, shumë trajnerë kanë provuar të jenë të suksesshëm, por nuk ia kanë dalë. Pochettino u afrua dy herë, një herë ishte pranë fitimit të Premier League, një herë arriti finalen e Champions.
Për të arritur te një trofe, Levy emëroi Jose Mourinhon në krye të pankinës në nëntor të vitit të shkuar dhe strategu portugez, ka premtuar se do të sjellë të paktën një trofe në “Tottenham Stadium”.
“Tifozët të jenë të qetë, do të bëj të pamundur që Tottenham të mos jetë klubi i vetëm ku unë nuk kam fituar trofe. Kam fituar në çdo klub ku kam qenë dhe do të fitoj edhe te Tottenhami”, përfundoi ‘Special One’./abcnews.al
It’s been 12 years since Tottenham won a trophy…
But Jose Mourinho says he’ll change that soon ? pic.twitter.com/yJF3rKdKiG
— Goal (@goal) March 10, 2020