Pas Grenell edhe O’Brien mbështet paralajmërimin për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

schedule14:49 - 10 Mars, 2020

schedule 14:49 - 10 Mars, 2020

Senatori amerikan, David Perdue, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Qëndrimin e senatorit amerikan e ka mbështetur edhe këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

 

Gjithashtu edhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më herët ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që ky i fundit ka bërë në rrjetin social “Twitter”.

Perdue shkruan se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë. Grenell postimin e senatorit amerikan e ka rishpërndarë në profilin tij.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkruan Perdue.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!