Koronavirusi, Xhaçka: Po kontrollojmë të gjithë ushtarakët që udhëtuan në zonat e prekura

schedule14:32 - 10 Mars, 2020

schedule 14:32 - 10 Mars, 2020

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dije lajmin se në Forcat e Armatosura ka nisur evidentimi i ushtarakëve që kanë dalë jashtë vendit 2 javët e fundit.

Gjithashtu sipas ministres, kanë filluar që të bëhen edhe kontrolle nga ekipet mjekësore  në reparte dhe në strukturat ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kanë nisur marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në strukturat e vartësisë së saj, bazuar nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç kontrolleve në reparte dhe struktura ushtarake nga ekipet mjekësore, po evidentohet personeli ushtarak/civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit”, shkruan ministrja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!