Mbyllen kufijtë me Italinë, Balluku: Ndalohen lundrimet dhe fluturimet

schedule11:56 - 10 Mars, 2020

schedule 11:56 - 10 Mars, 2020

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë për mediat pas shpalljes së Italisë “zonë e kuqe”, bëri me dije se anulohen të gjitha udhëtimet drejt Italisë.

“Të gjitha aeroportet duke u nisur nga Shqipëria nuk do te jenë më të aksesueshme. Të gjithë pasagjerët kanë kaluar në kontroll mjekësor. Të gjithë personave të sapo ardhur në Shqipëri i kërkohet vetëkarantimi”, u shpreh Balluku.

“Një shqetësim që na është shfaqur nga ambasada apo autoritetet italiane. Në rastet kur Italia do të tërheqë shtetasit e saj do të jetë e mundur vetëm kur “Al Italia” të aksesojë Shqipërinë bosh, pa pasagjerë. Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët”.

Ministrja e Infrastrukturës gjithashtu theksoi se sot do të jetë dita e fundit e udhëtimeve të trageteve.

“Sonte do të nisentragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari  me të gjithë pasagjerët. Do të merren masa për transportin urban brenda qytetit. Është bërë një plan dhe do të bëhet një tjetër njoftim sa i përket orareve  që duhet të lëvizin. Bëjmë thirrje që kompanitë duhet të akomodojnë, si “Austrian Airlines” në Austri apo “Air Albania” në Shqipëri akomodoni me data të tjera ata që kanë prerë bileta blera.Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta dhe janë për të udhëtuar sonte. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë”, u shpreh Balluku.

Edhe në rastin e transportit detar vetëm anijet që vijnë bosh nga Italia qoftë që vijnë për pasagjerë me nënshtetësi italiane apo dhe të tjerë.

A i janë përgjigjur thirrjes kompanitë?

Balluku: Disa i janë përgjigjur, ndërsa disa janë shprehur se nuk janë njoftuar. Por të gjitha masat janë marrë pas zbulimit të dy rasteve të para dhe veprimi i jonë ka qenë i menjëhershëm. Lajmërimet do të jenë të shkurtra dhe do të mundohemi të akomodojmë të gjithë qytetarët.