As në Francë nuk ka shpëtuar futbolli prej epidemisë së coronavirusit. Ditën e djeshme, Ministrja e Sporteve, Roxana Maracineanu, ka njoftuar se të gjitha ndeshjet në Ligue do të luhen pa praninë e tifozëve, ose maksimalisht do të ketë deri në 1000 fansa në stadium.
E gjithë kjo për të luftuar përhapjen e COVID-19. Ky vendim i Ministrisë së Sporteve do të jetë i vlefshëm deri më 15 prill. “Duhet të respektohet kjo, që maksimumi i njerëzve që do të jenë në stadium të jetë 1000 vetë. Ose klubet do vendosin të shesin deri në 1000 bileta, ose t’i luajnë ndeshjet me dyer të mbyllura.
Në rrezik janë edhe ndeshjet miqësore që Franca ka projektuar të luajë këtë muaj kundër Ukrainës dhe Finlandës. Maracineanu është shprehur se nëse mund të shtyhen këto ndeshje, atëherë do të ndodhë. Ndryshe do të duhet të luajnë pa tifozë, ose me maksimalisht 1000 persona në stadium. /abcnews.al