Situata e krijuar nga Koronavirusi ku tashmë Shqipëria ka shënuar 2 rastet e para të konfirmuara ka bërë që qeveria dhe Ministria e shëndetësisë të shtojnë masat e marra.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin për të detyruar që të karantinohen të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri nga zonat e prekura nga koronavirusi.
Në urdhrin e Manastirliut bëhet me dije se të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-2019.
Më tej shtohet se moszbatimi i këtij urdhri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitave të nenin 35 të Ligjit nr. 15/2016. “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”./abcnews.al