Kukësi nuk gjen qetësi prej dëmtimeve. Një tjetër titullar ka humbur ndeshjen me Skënderbeun. Para dy ditësh ka shfaqur probleme edhe Emiljano Musta, i cili ka pësuar një tërheqje dhe do të mundojë për dy javë. Sigurisht kjo e mërzit trajnerin Orges Shehi.
Durrsaku do të duhet të bëjë të tjera lëvizje në formacion, pasi nuk mund të aktivizohet kundër korçarëve edhe mbrojtësi Olsi Teqja. Kundër Vllaznisë ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i pezulluar.
Sikurse dihet, i gatshëm për këtë ndeshje nuk do të jetë edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj. Vlonjati pritet të qëndrojë për katër javë jashtë fushave të blerta dhe stafi teknik duhet të gjejë një tjetër zgjidhje për majën e sulmit. /abcnews.al