Helmimi në gjimnazin “Janaq Kilica”, procedohet një nxënës tjetër për hedhjen e gazit

schedule18:41 - 6 Mars, 2020

schedule 18:41 - 6 Mars, 2020

Pas incidentit që ndodhi në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier kur u helmuan rreth 60 nxënës është proceduar edhe një nxënës tjetër.

Nxënësi i proceduar dyshohet të ketë përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme më 4 mars.

Adoleshenti është Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.

Sipas policisë, i riu, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje tek nxënësit e shkollës.

Njoftimi i plotë:

Fier

Procedohet nga policia një tjetër nxënës i cili ka përdorur sprajtin me lëndë gazi në ambientet e brendshme të shkollës së mesme në datën 04 mars 2020.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 04 mars 2020, në një shkollë të mesme në Fier, proceduan penalisht shtetasin:

Xh. B., 19 vjeç, banues në Levan, Fier, nxënës i vitit të tretë në këtë shkollë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy nxënësit e tjerë të cilët u proceduan më parë në gjendje të lirë, dyshohet se ka përdorur sprajt me lëndë gazi me mbishkrimin “DIVA” në ambientet e brendshme të shkollës, duke shkaktuar shqetësime në frymëmarrje te disa nxënës të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/abcnews.al/