Policia e Vlorës ka vën ënë pranga një 35 vjeçar i cili është autori i aksidentit të një dite më parë të ndodhur në Dukat të Vlorës ku si pasojë ka humbur jetën një 60 vjeçar. Ndërkohë bashkë me të riun në pranga janë vënë edhe 4 persona të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Si ndodhi ngjarja:
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Orikum-Dukat në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat, ku në momentin që një 60 vjeçar po qëndronte në anë të rrugës është shtypur për vdekje nga një automjet, drejtuesi i të cilit ishte larguar nga vendngjarja.
Personi që ka humbur jetën është Novruz Havaraj.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të ndryshëm, Policia ka arrestuar 5 shtetasit e mëposhtëm:
- E. Rr., 37 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Policia ka bërë ndalimin e tij për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, pasi ky shtetas ishte drejtuesi i mjetit skrep, ku humbi jetën 60 vjeçari dy ditë më parë në fshatin Dukat.
- E. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
- E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
- M. Z., 30 vjeç, banues në Sarandë.Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
- K. M., 39 vjeç, banues në Kaninë , Vlorë.
Ky shtetas u kap në qytetin e Vlorës pasi 39 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 6 vite burg.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme./abcnews.al