Paralajmëron mjeku infeksionist: Koronavirusi mund të ketë hyrë në Shqipëri

schedule23:06 - 5 Mars, 2020

schedule 23:06 - 5 Mars, 2020

Mjeku infeksionit i QSUT  Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, u shpreh se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pipero tha se koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar tek një njëri i shëndoshë dhe pa shfaqur simptoma.

Pipero theksoi se mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pasi ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha Pipero./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!