TIRANË- Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi arsyet që, sipas tij, çuan në zbehjen e protestës së “flamingove”, duke e ndarë zhvillimin e saj në disa faza.
Sipas Meçes, pesë ditët e para të protestës përfaqësuan një mesazh të rëndësishëm dhe një zgjim të shoqërisë, por “gabimi i tyre” ishte fati që kjo frymë duhej të shoqërohej me një organizim politik që ta kthente revoltën në një lëvizje konkrete kundër qeverisë.
Ai theksoi se ishte Arlind Qori, autori, i cili krijoi tezën “Rama në burg, Berisha në burg”, pasi besonte se përmes kësaj do të krijonte terren politik.
Sipas tij, në ditën e parë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit në krye të tubimit ishin studentë, por më vonë ata u zëvendësuan nga persona të maskuar.
Meçe ia atribuoi këtë zhvillim Berishës dhe pretendoi se lëvizja u shndërrua në një protestë të dhunshme, gjë që nuk u pranua nga qytetarët.
Ai shtoi se mobilizimi i strukturave të sigurisë pengoi, sipas tij, një skenar destabilizimi, ndërsa theksoi se marrja e drejtimit të aksionit nga Berisha në emër të studentëve ndikoi në largimin e qytetarëve nga protesta.
Në përfundim, Meçe vlerësoi se ndërhyrja e strukturave të sigurisë përballoi një agresion që, sipas tij, ishte i paprecedentë në Shqipëri.
“Flamingot e 5 ditëve të para ishin një mesazh shumë i mirë ku kemi një zgjim të vërtetë të shoqërisë. Kjo revoltë që kishte një frymë brenda, duhet të shoqërohej me një organizma politike brenda revoltës që këtë frymë ta mesazhonte si një lëvizje politike që ti kundërvihej me të drejtë qeverisë, Në krahun tjetër, qeveria reflektoi menjëherë. Rama menjëherë mori masat për të neutralizuar disa problematike që me të drejta i ngrinte protestë.
Këtu kemi fazën e dytë, faza e dytë nxjerrë për herë të parë katër partitë e vogla, të cilat ishin në lëvizje dhe në mënyrë të posaçme kemi Qorin dhe Shehaj. Qori kishte një financim ndërkombëtar, i cili financonte jo vetëm materialisht, por edhe në infrastrukturë elektronike me këto rrjetet sociale. Duke qenë se këta të dy, përball nuk kishin vetëm Ramën, por edhe Berishën, atëherë Qori nxori tezën “ Rama në burg, Berisha në burg. Kjo tezë u ndërtuar nga Qori dhe nga ata të tjerët që të hapnin një terren për veten e tyre. Faza vjen për thirrje për studentët. Në këtë moment, kur ty të del studenti përpara, ka një ndjesi dhe është normale.
Ky term u përdor jashtëzakonisht shumë. Ditën e parë kur kanë mbërritur të Ministria e Arsimit, paneli i parë ishin studentë, por ata u zëvendësuan me perona të maskuar, dhe këtë e mori përsipër Berisha. Skalioni nga një lëvizje studentore, e cila në ditën e parë ishte e tillë, u kthye në lëvizje të dhunshme. Kjo dhunë nuk u pranua nga qytetari. Mobilizimi i strukturave të sigurisë kombëtarë bëri që skema e një destbalizimi total të dështonte.
Ditën që Berisha mori përsipër të gjithë aksionin në emër të studentëve, populli shqiptar filloi ta braktiste. Ai i shërben padronëve të vet. Strukturat përballuan një agresion që nuk e kemi parë ndonjëherë në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al


