Dy shqiptarë mes më të mirëve në Kroaci, Lirim Kastrati ylli i javës

schedule19:08 - 5 Mars, 2020

schedule 19:08 - 5 Mars, 2020

Lokomotiva Zagreb mposhti 3-0 në shtëpi skuadrën e Slaven Belupo të martën dhe tani renditet në vend të katërt në kampionatin kroat, dy pikë larg Hajdukut të vendit të dytë. Myrto Uzuni zhbllokoi ndeshjen dhe ky ishte goli i shtatë në kampionat për beratasin e kombëtares.

Paraqitje fantastike bëri edhe Lirim Kastrati, edhe pse nuk ia doli të gjente golin. Të dy lojtarët ofensivë të skuadrës nga kryeqyteti u përzgjodhën pjesë e formacionit më të mirë të javës së 25-të në HNL.

Lirim Kastrati mori më shumë pikë se të tjerët dhe u shpall lojtari më i mirë i kësaj javë në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi dardan numëron 9 gola të shënuar këtë sezon për Lokomotivën, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij në kampionat. /abcnews.al

 

Formacioni më i mirë i javës në Kroaci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!