U desh të përsëritej helmimi i një jave më parë me përmasa edhe më të rënda për të angazhuar seriozisht policinë dhe autoritete arsimore në Fier. Dy nxënës të kësaj shkolle me sjellje relativisht të mirë rezultojnë se kanë helmuar shokët dhe mësuesit e tyre.
Edhe pse përgjigjja e analizave toksikologjike për lëndën që helmoi rreth 60 nxënës nuk ka dalë ende dhe nuk dihet nëse është gjetur spraji me piper, dy 15 vjeçarët janë proceduar penalisht nga Policia e Fierit.
EKSKLUZIVE/ Tek gjimnazi “Janaq Kilica” u përdor spraj kundër arinjve: Si u helmuan 60 nxënës
Sipas njoftimit të fundit blutë raportojnë se i kanë kaluar të gjitha materialet e mbledhura Prokurorisë së Fierit dhe mbi adoleshentët rëndojnë 2 akuza, ajo e “Ndotjes së ajrit” dhe “Prishjes së Qetësisë Publike”.
Po a janë kaq të rrezikshëm dy adoleshentët e proceduar?
Kamera e “ABC News” kontaktoi me bashkëmoshatarë të tyre. Shumë nga ta nuk doni të flisnin me pretendimin se nuk i njihnin.
“Nuk i njohim”, thonë u shprehën nxënësit.
Ndërsa dy nxënës të tjerë thanë se janë djem të qetë. Sipas tyre edhe nëse janë fajtorë nuk mendojnë se e kanë bërë me qëllim.
“Thjesht kemi dëgjuar se janë nga shkolla jonë”.
“Nuk besoj të jetë qëllimisht, mund të ketë nisur si lojë”, tregoi një tjetër nxënës.
“Abc News” pyeti mësuesit e tyre. Ata treguan se një prej djemve është nxënës i shkëlqyer në mësime ndërsa tjetri në nivel mesatar. Kurse për sjelljen e dy nxënësve të vitit të parë gjimnaz mësuesit deklaruan se ata gjatë këtij viti shkollor nuk kanë shfaqur sjellje problematike./abcnews.al