Koronavirusi mbërrin në Danimarkë, izolohen katër futbollistë të Superligës

schedule16:25 - 5 Mars, 2020

schedule 16:25 - 5 Mars, 2020

Koronavirusi mbërrin edhe në futbollin danez. Datën e 1 marsit u luajt ndeshja Brondby-Lungby, sfidë që u mbyll me fitoren 1-0 të skuadrës vendase. Plot katër lojtarë janë izoluar, pasi kanë pasur kontakt me Thomas Kahlenberg, ish-futbollist i Brondby.

Mediat daneze raportojnë se ky i fundit u prek nga koronavirusi pas njuë udhëtimi në Amsterdam. Joel Kabongo i Brondby dhe Martin Ornskov, Kasper Jorgensen dhe Patrick Da Silva të Lyngby, janë vendosur në karantinë nga klubet e tyre.

Ata do të qëndrojnë pa dalë nga shtëpitë e tyre për 14 ditët e ardhshme. Të katër lojtarët kanë qenë në kontakt me Kahlenberg, teksa drejtuesit e dy klubeve po hetojnë për të mësuar se a ka lojtarë të tjerë që kanë pasur kontakte me 36-vjeçarin. /abcnews.al