Ylli kolumbian, Maluma do të organizojë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” më 14 mars.
Mësohet se në koncertin e Malumës do të performojë edhe këngëtarje shqiptare, Kida.
Ajo do të këndojë në pre-show, para se Maluma të ngjitet në skenë.
Në vijim pritet të dalin edhe emra të tjerë këngëtarësh shqiptarë që do të performojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri më tani dihet se Maluma do të këndojë për gati 1 orë e gjysmë.
Çmimi i biletave varion nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.