VIDEO/ Deklarata e Imamit u bë virale, tani e rivalizon Kurzawa i PSG

schedule11:40 - 5 Mars, 2020

schedule 11:40 - 5 Mars, 2020

“Jam i lumtur për golin, por jam akoma më i lumtur për tre pikët që i morëm”. Në pamje të parë kjo deklaratë duket normale, por jo pas një ndeshjeje miqësore. Eni Imami, kur ishte pjesë e Kukësit, e bëri atë deklaratë pas një ndeshjeje në Turqi dhe më pas videoja u bë virale në internet.

Imami në fakt, që në moment që e bëri deklaratën e kapi gabimin dhe u mundua ta rregullonte: “Po të quhen tre pikë këto”. Gjithsesi nuk shpëtoi dot. Më pas e mori gjithçka me sportivitet, edhe pse Elton Cale dhe Enea Koliçi e ngacmuan me një videon që publikuan më pas.

https://www.facebook.com/eduasportin/videos/2021835391361505/

Atë gabim nuk e bëri Imami i pari dhe nuk është as i fundit. Layvin Kurzawa është shënjestra e tifozëve së fundmi, pasi një postimi të bërë në rrjetet sociale. PSG mundi mbrëmë 1-5 skuadrën e Lyon dhe u kualifikua në finale të Kupës së Francës.

Gjithsesi për mbrojtësin e krahut kanë marrë tre pikë. “Plus 3 pikë”, shkruan Kurzawa, që ka harruar se nuk ishte një ndeshje kampionati. Emocionet e mëdha të fitores e kanë ngatërruar lojtarin e PSG, i cili kur është zgjuar sot, me siguri do jetë kthjelluar./abcnews.al