Rama flet për “horrat me kostum”: Kanë marrë në mbrojtje krimin, anti KÇK është fytyra e qeverisë

schedule11:37 - 5 Mars, 2020

schedule 11:37 - 5 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se subjketet e OFL-së janë marrë në mbrojtje.

Kryeministri thekson se nuk është ndjerë i befasuar, ndërsa ka hedhur sërish akuza drejt mediave, që u referohet si “horrat me kostum” ndërsa nuk kursen Preidentin dhe opozitën. Rama thotë se paketa anti KCK është fytyra e qeverisë.

Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar

Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës. I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar. I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta

Për ata që u kanë fshirë dielli nga sytë mijëra prindërve që i shohin fëmijët e tyre të droguar. Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë shumë e shumë jetimëve që kanë mbetur pa baakllarë të cilët u kanë vrarë këta.

Unë nuk jam aspak i befasuar nga gjithë përkrahja e befasishme që ka gjetur elita e krimit të organizuar sapo ne e kemi spallur betejën më të skajshme kundër kësaj mortje.

Faji i të gjithë horrave me kostum që kanë patur një mikrofon në dorë e kanë bërë edhe më shumë horr në sytë e njerëzve që shqiptarë nuk janë. Apo që shkruajnë dhe hedhin helm për vendin tonë. Si ka mundësi që kur shfaqet më e qartë dhe më e thellë se asnjëherë në tre dekada vija e kuqe mes shtetit dhe krimit të organizuar ngrihet një koaliciom kaq i larmishëm.

Nga mediat deri te Presidenti, nga opozita këtu dhe atje në rrugë deri te avokati i popullit për ti qarë hallin këtyre të shkretëve që kanë vrarë, që kanë përdhunuar, trafikuar çfarë kënë mundur që kanë grabitur pronat, që kanë shantazhuar sa kanë mundur. Nuk merret as me mend njerëzit e zakonshëm dhe që me demek tani po dhunohen në të drejtat e tyre njerëzore. Po zor nuk ju vjen fare gjithë këtyre njerëzve që kanë një mikrofon në dorë dhe janë bërë karvan qorrash për të bërë peligrinazhin ku janë kycur një pjesë e këtyre”, tha Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!