Një burrë, i cili ishte i infektuar nga koronovirusi, thuhet të jetë shëruar me një trajtim që përdoret për pacientët me HIV.
Rasti është shënuar në spitalin Virgen del Rocio në Seville ku edhe po bëhet eksperimentimi i trajtimin kundër Covid-19. Në Spanjë rezulton të jenë 171 persona të infektuar me koronavirusin.
Sipas raportimeve, medikamenti ka shëruar një pacient 62-vjeçar Miguel Ángel Benítez, i cili ishte edhe rasti i parë i konfirmuar në vend sipas El Pais. Ekspertët thonë se ky medikament është përdorur kryesisht për të trajtuar personat me HIV dhe SIDA për më shumë se një dekadë.
Shef i repartit të sëmundjeve infektive në spitalin Ramón y Cajal të Madridit, Santiago Moreno, u shpreh se ‘SARS-CoV-2 është në disa aspekte shumë i ngjashëm me HIV’.
Ai u shpreh:
“Rezultatet e deritanishme, sa i përket përdorjes së tij kundra koronavirusit, janë shpresëdhënëse.”
Gjithsesi, shkencëtarët spanjollë u shprehën se edhe pse rezultatet janë pozitive, kjo nuk do të thotë se ky medikament mund të funksionojë për të gjithë pacientët njëlloj. /abcnews.al/