Episodi me Egbo, Troisi: I nisa dorën dhe më ktheu shpinën, kjo s’më pëlqen

schedule19:27 - 4 Mars, 2020

schedule 19:27 - 4 Mars, 2020

Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtarit, pa skuadrën e tij të humbte. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai tha: “Nuk dua të justifikohem, humbëm shumë raste dhe është e pafalshme. Luajtëm më mirë se Tirana. Po nuk shënove e pëson. Kështu na ndodhi”.

Në fund pati edhe një episod jo të këndshëm, që Troisi e komenton kështu: “Duhet të jemi më të sjellshëm në fushë. Shkova t’i jepja dorën (e ka për Egbo) dhe më ktheu shpinën. Kjo nuk më pëlqeu. Mundohem të bëj punën në fushë dhe jashtë fushës të tregohem mik”.

A është detyrim të fitoni ndonjë ndeshje në shtëpi? “Po stërvitemi fort çdo ditë. Nuk e shikoj detyrim të fitojmë, po bëjmë të pamundurën për këtë. Me gjithë respektin, por duhet të informoheni për mënyrën se si punojmë dhe mungesat që kemi”. /abcnews.al