Përfaqësuesit e tryezës politike për Reformën Zgjedhore janë duke zhvilluar këtë paradite një takim me ambasadorët në vendin tonë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj duke cituar burime nga takimi, raporton për abcnews.al se përfaqësuesi i PD dhe i opozitës për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, identifikoi Edi Ramën si pengesën kryesore për zgjedhje me standarde demokratike.
Bykykbashi po merr pjesë në një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britaniasë së Madhe, Zvicrës, SHBA , OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.
“Zgjedhjet kane arritur nivelet me te uleta ne raport me standartet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standarteve tëOSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standarteve bazë: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës.
Produkt i këtyre standarteve të dhunuara është Parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara në 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist.
Legjitimiti i Parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me votë, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.
Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulim të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por në Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lirë nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancie nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve. “- u shpreh Bylykbashi. /abcnews.al