Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pak minuta ndan protestën e të shtunës së parë nga shkatërrimi”, Bajrami: Nëse Rama dorëhiqet tani, është tradhtar!

schedule21:14 - 27 Tetor, 2026

schedule 21:14 - 27 Tetor, 2026

Ish-ministri në Maqedoninë e Veriut, Xhelil Bajrami, ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, duke u shprehur kundër përdorimit të dhunës dhe duke theksuar se zgjidhja e situatës duhet të jetë politike.

Bajrami shtoi se opozita duhet të mbante një qëndrim të qartë kundër dhunës, pasi ajo dëmton Shqipërinë dhe sjell në kujtesë periudhën e vitit 1997, si dhe pasojat që pati atëherë për shtetin shqiptar.

Bajrami shprehet se ngjarjet dolën jashtë kontrollit dhe se protesta në bulevard u nda vetëm nga pak minuta nga një skenar shkatërrues. Bajrami tha se zgjidhja e vetme është politike.



Në përfundim, ish-ministri shprehet kundër idesë që kryeministri Edi Rama të mendojë dorëheqjen në këtë moment, duke argumentuar se një vendim i tillë mund të konsiderohet si tradhti. Megjithatë, ai nënvizon se Rama duhet t’i dëgjojë protestuesit dhe t’u përgjigjet kërkesave të tyre.

“Ajo protestë nuk arriti të jetë magnet për qytetarët, u izolua me disa njerëz dhe grupet. Ajo protestë u shua. Protesta e 15 ditëve të fundit është një protestë e quajtur studentore, por është mikse. Nuk bie dakord me përdorimin e dhunës, institucionet shtetërore, partitë politike.

Le Pen në Francë, liderja e opozitës, nuk ishte mbështetëse, edhe në Itali. Në Shqipëri kam pritur që opozita të jetë kundër dhunës. Dhuna e dëmton Shqipërinë, e kthen në ’97 dhe memoria e shqiptarëve dhe rrënjës së shtetit, pasojat janë.

Situata doli jashtë kontrollit, sepse edhe policia nuk ka pasur një eksperiencë të tillë. Ka qenë një organizim i çorganizuar. Edhe policia u gjend në një situatë të paimagjinueshme. Protestën në bulevard, pak minuta e kanë ndarë nga një revolucion shkatërrimi. Minuta e kanë ndarë që të dorëzohet policia dhe që nga ai moment policia ka një qasje tjetër, dhe e vetmja zgjidhje është politike.

Kërkesat kanë qenë politike. Jam kundër që Rama ta mendojë dorëheqjen në këtë moment historik, llogaritet si tradhti. Duhet të dëgjojë protestuesit.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!