Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Halili dorëlëshuar”, Takaj-Vangjelit: Premiot tona, sa buxhetet e rivalëve

schedule09:11 - 4 Mars, 2020

schedule 09:11 - 4 Mars, 2020

Kristi Vangjeli i gëzohet momentit dhe premiove që po merr te Tirana. Mbrojtësi i djathtë, të hënën në mbrëmje ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News dhe iu kërkua të krahasonte dy presidentët, Ardjan Takaj dhe Refik Halili. Korçari e tha hapur, që i pëlqen fakti që kreu i Tiranës është dorëlëshuar.

“Presidenti i Skënderbeut është më i qetë. Ka treguar se di të menaxhojë situata, pasi ka fituar tituj dhe ka luajtur në Europë. Ai ishte më dorështrënguar, edhe prej ekipit të mirë që kishim. Halili është dorëlëshuar më shumë dhe kjo më pëlqen më shumë”, tha Vangjeli në emisionin e drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira.

 

REAGIMI I TAKAJT – Presidenti i Skënderbeut e ka marrë me sportivitet atë që Vangjeli ka thënë. Ai thotë fjalë të mira për mbrojtësin, por i kujton se ai jepte premio kur mundnin klube të mëdha europiane dhe shifrat ishin sa buxheti i rivalëve në Superiore.

“Kristi Vangjeli është një djalë i mirë dhe gjithashtu një futbollist i madh. Kur Vangjeli luante te Skënderbeu, kishim një ekip shumë të madh dhe premio jepnim kur mundnim klube si Sportin Lisbone, Dinamo Kiev dhe Dinamo Zagreb”, deklaron Takaj për “Panorama Sport”.

“Thumbat” për në fund, teksa presidenti i bardhekuqve shton: “Për hir të vërtetës kanë qenë premio sa buxhetet e rivalëve. Nuk jepnim premio kur Skënderbeu fitonte me ekipet shqiptare. Në Superiore fitoret kanë qenë detyrim për Skënderbeun. Kjo është e gjitha”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!