Pezullohet nga detyra specialisti i Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Nën komisari me iniciale O.Gj. akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve 3 mujore të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se pas një aksidenti në datë 12 nëntor 2017, oficeri i Hetimit të Aksidenteve, jo vetëm nuk ka kryer veprimet proceduriale të domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.
Gjithashtu SHÇBA arrestoi punonjësin e Policisë Kufitare të Kakavijës, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”./abcnews.al