Artan Kola, këngëtari i njohur i muzikës popullore, rrëfen një histori jete që nis shumë larg famës dhe skenës së “Big Brother VIP”. Ai e nisi këngën në vitin 1981, jo për famë, por sepse, siç thotë vetë, “nuk dija të bëja asgjë tjetër”.
Në 2000, karriera e tij do të merrte një tjetër drejtim. “Dasma e Malësorit” u kthye në një hit që, edhe pas 25 vitesh, vazhdon të këndohet në dasma. Më pas erdhi “Bjeri gajdes gajdexhi”, një këngë që mori përmasa të papritura, deri në Kinë.
Artani tregon se vetëm pas shumë vitesh zbuloi se kënga që kishte ripunuar ishte në fakt një krijim i kompozitorit kinez Tish Daija, i vitit 1962. Megjithëse fama i trokiti fuqishëm në derë, Artani thotë se nuk e deshi kurrë jetën publike dhe nuk e vlerësonte veten në vitet e suksesit të madh.
Ai tregon se ka ndihmuar qindra këngëtarë përmes studios së tij, pa e vendosur famën personale në plan të parë. Në jetën private, Artani tregon edhe historinë e dashurisë së tij 25-vjeçare, e cila nisi me një gjest të pazakontë: një arush pellushi. Një puthje e papritur ndryshoi gjithçka dhe çifti nuk u nda më.
“Në Big Brother hyra si Artani, dola si një njeri tjetër”, thotë ai. Por qëndrimi në shtëpi nuk ishte aspak i qetë. Debatet, përplasjet dhe mënyra e drejtpërdrejtë e të shprehurit e vendosën shpesh në qendër të vëmendjes.
Ai flet hapur edhe për marrëdhënien me banorët e tjerë, duke e cilësuar Kristin si një lojtar manipulues që e acaronte dhe nuk i jepte rehati. Për Selinën, ndërkohë, Artani ka një tjetër këndvështrim dhe thotë se ajo fitoi shumë në shtëpi.
Pas gjithë eksperiencës, ai pranon se e meta e tij më e madhe ka qenë gjithmonë drejtpërdrejtësia. Një cilësi që, sipas tij, e ka penalizuar gjatë gjithë jetës.
Nga këngëtari i dasmave që u bë i njohur në mbarë publikun, te burri që rrëfen plagët, dashurinë, pendesat dhe përplasjet e tij, Artan Kola sot thotë se Big Brother nuk i dha thjesht famë i dha një tjetër pasqyrë për veten./abcnews.al

