Këputi gishtin, burri e ruan ne frigorifer: I duhet të hapë celularin

schedule14:50 - 3 Mars, 2020

schedule 14:50 - 3 Mars, 2020

Një burrë 53-vjeçar, ka arritur që me gishtin e tij të këputur të hap telefonin e tij celular. E gjitha ndodhi pasi kishte ruajtur gishtin e këputur në frigorifer,  pas një incidenti në punë.

Yuri Vinogradov nga Bjellorusia humbi gjysmën e gishtit tre muaj më parë derisa po punonte shkruan Daily Mail.

Mjekët  nuk  i dhanë asnjë shpresë se mund t’ia bënin operacion gishtin për shkak të moshës dhe problemeve me diabet, kështu që ai  vendosi ta ruaj në frigorifer për të bërë eksperimente.

Për ta dëshmuar që gishti ishte ende i padëmtuar, e nxori nga frigoriferi dhe tentoi të hapte celularin– por një gjë e tillë fillimisht nuk funksionoi.

E futi në ujë të nxehtë për ta shkrirë – pasi e pastroi mirë pati rezultate, celulari iu hap pa asnjë problem./abcnews.al