“Penallti, i ka vdekur nëna”, replikon Kristi Vangjeli: Nuk jam robocop!

schedule23:21 - 2 Mars, 2020

schedule 23:21 - 2 Mars, 2020

Moviola e Superiores, si zakonisht në emisionin “Pressing” në ABC News bëhet nga ish-arbitri Albano Janku. Sigurisht derbi është tema më e nxehtë dhe ai e nis me rastin e pretenduar për penallti nga Partizani, për prekje të topit me dorë nga Kristi Vangjeli.

“Pamja nga prapa dhe topi bie mbi shpatullën e Vangjeli dhe dorën e ka në pozicion natyral.  Vendimi i Juxhin Xhajës është i drejtë”, deklaroi Janku. Sulejman Starova mendon se është penallti, ashtu sikurse edhe gazetari Artan Hoxha.

“Ajo është penallti, i ka vdek nëna. Penallti dhe karton i verdhë. Nuk merr topi atë trajektore po kapi në shpatull”, tha gazatari investigativ. Më pas vjen edhe reagimi i Vangjelit, i cili thekson se nuk e ka prekur në dorë.

“Jam në pozicion diagonal. Më ka prekur në anën e majtë të gjoksit, as në parakrah as në krah. Dora ka lëvizur sepse erdhi shumë fort te gjoksi. E dini shumë mirë që edhe kur të gjuajnë me grushte nuk je robocop që të mos lëvizësh. Reagimi i dorës erdhi se me ra topi në gjoks. Po të më kapte në dorë topi do shkonte anash. Është një pamje tjetër nga prapa porte që e tregon saktë. U ktheva diagonal, kam reaguar i gjithi. Jam kthyer. Nuk është penallti”,  u shpreh Vangjeli. /abcnews.al