Gjykata Supreme në Brazil ka rrëzuar kërkesën për azil të Ervin Matës, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Që prej arrestimit në prill të 2026, mbrojtja e Ervin Matës kundërshtoi masën e paraburgimit dhe kërkesën nga vendi ynë për ekstradimin e tij me argumentin se autoritete shqiptare nuk kanë bërë kërkesën për ekstradimin si dhe nuk kanë dërguar dosjen hetimore brenda afateve të paracaktuara.
Arrestimi i Ervin Matës më 25 prill 2026 ishte rezultat i një operacioni të përbashkët midis ekipeve të Policisë, të cilët identifikuan mbërritjen e të dyshuarit nga deti. Nga atje, patrullat u intensifikuan në pikat strategjike të qytetit derisa ai u lokalizua. Në momentin e ndalimit ai kishte pasaportë bullgare dhe kartë identiteti paraguaiane, me kombësi britanike, si dhe dy telefona.
Mata u shpall në kërkim në vitin 2023 nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal me 11 persona, ku përfshihej edhe djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani. Grupi dyshohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës Mata akuzohet se koordinoi grupin për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, ngarkesë e nisur nga Brazili në aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit të vitit 2020.
Ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” trafik droge, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, dhe grup të strukturuar kriminal.
Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas përplasjes së bujshme me Ervis Martinajn në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja ish-bosit të lojërave të fatit./abcnews.al


