Kukësi luan të mërkurën përballë Vllaznisë, në Elbasan Arena. Blutë duhet të reagojnë pas rezultateve jo të mira, rezultate që sollën dhe shkarkimin e Shpëtim Duros.
Barazimi me Teutën duhet të lihet pas dhe trajneri i ri, Orges Shehi, do të debutojë përballë ekipit shkodran, një sfidë delikate. Për më tepër, strategu i ri nuk do të ketë as tre lojtarë kryesorë të gatshëm.
Musolli pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Teutës dhe do të mungojë për disa javë, ndërsa Rroca dhe Et’hemi kanë plotësuar numrin e kartonëve. Menjëherë dhimbje koke për trajnerin e ri të Kukësit./abcnews.al