Artistët e skenës së pavarur janë të parët që kanë nisur dialogun me ministren e Kultures Mirela Kumbaro. Pasditen e së mërkurës përfaqësues të Teatrit Kombëtar dhe sindikatës së artistëve të skenës dhe ekranit kanë pranuar ta zhvillojnë në Ministrinë e Kulturës, diskutimin për shqetësimet e tyre, edhe pse ishin zotuar se debati do ndodhte veç në teatër.
Dialogu mes artistëve të skenës së pavarur dhe ministres së Kulturës, ka nisur pasditen e së hënës. Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, thotë se diskutimi ka qenë konstruktiv, mes palëve, për projektligjin e artit dhe kulturës.
Artistet e Teatrit Kombetar u deklaruan se takimi me ministren do zhvillohet vetëm në Teatër.
Ndërkohë që Kumbaro thotë se artistët kanë rënë dakord që përfaqësues të SASE, të vijnë në Ministrinë e Kulturës për diskutim.
Problemi kryesor i ngritur nga artistët dhe që u mbështet edhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenika në fillim të protestës ishte godina e teatrit kombëtar, ku u tha se ata nuk do pranojnë të zhvendosen te “Turbina”, pa u njohur me projektin e ri të Teatit Kombëtar.
Ministrja pranon se nuk ka një projekt ende, ndërkohë që siguron se sipërfaqja e Teatrit Kombëtar do të jetë vetëm në funksion të tij.
Diskutimi dhe debati mbi projektligjin për artin dhe kulturën që lidhet me interesat e aktorëve, krijuesve dhe godinën priten të sqarohen pasditen e mërkurë në ambjentet e Minitrisë së Kulturës./abcnews.al