Stefan El Shaarawy la Romën verën e kaluar për t’u transferuar në kampionatin kinez. Sulmuesi i njohur firmosi një kontratë 3-vjeçare me Shenhua, por Italia i mungon shumë. Corriere dello Sport raporton se “Faraoni” po pret me padurim të luajë sërish në Serie A.
27-vjeçari, i cili ka shënuar 4 gola në aventurën aziatike, pëlqehet nga tre skuadra: Juventus, Napoli dhe Roma. Të tre këto skuadra do të garojnë për shërbimet e El Shaarawy, i cili u bë i njohur me kuqezinjtë e Milanit. /abcnews.al