Gjici programon takim me Orges Shehin, çështja e stolit telenovelë

schedule15:46 - 1 Mars, 2020

schedule 15:46 - 1 Mars, 2020

Safet Gjici shkarkoi Shpëtim Duron nga roli i trajnerit pas barazimit 2-2 në Durrës. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi që verilindorët pësojnë gol në minutat e fundit dhe diferenca me Tiranën kryesuese ka shkuar 4 pikë.

Fillimisht pati një dakordësi me Skënder Gegën, teksa sot ishte programuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit në orën 16:00. Gjithsesi, me anë të një lajmërimi të mëvonshëm, Kukësi lajmëroi shtyrjen e prezantimit të trajnerit të ri për ditën e nesërme.

Diçka mund të ketë ngecur në bisedimet mes presidentit Gjici dhe trajnerit nga Tropoja, i cili riktheu titullin kampion te Partizani sezonin e kaluar pas 26 vitesh. ABC News mëson se kreu i klubit kuksian nuk po nxitohet dhe një tjetër emër ka dalë në skenë.

Flasim për Orges Shehin, i cili drejtoi Skënderbeun sezonin e kaluar. 42-vjeçari nga Durrësi pritet të takohet me Gjicin dhe nuk përjashtohet mundësia që të marrë vendin e lënë bosh nga Duro. Palët do të ulen në tavolinë për të diskutuar mbi mundësinë e një akordi mes tyre nesër, ditë ku do të marrë fund dilema e trajnerit të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!