Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Trupi i të miturit është gjetur nga fëmijët”, banorët apel për ndihmë

schedule13:42 - 1 Mars, 2020

schedule 13:42 - 1 Mars, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku trupi i një fëmijë rreth 5 vjeç është gjetur i mbytur në një kanal në zonën e Shkozës.

Gzetari i ABC News  Maksi Rama raporton se dyshohet se fëmija i gjëtur është i mituri i shpallur në kërkim me datë 17 shkurt, por deri më tani një gjë e tillë nuk është konfiirmuar nga familjarët priten rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore.



Ndërkohë një banor i qendrave sociale në Shkozë ka bërë apel shtetit që të marrë masat se sipas tij fatin e këtij të mituri mund ta kenë dhe shumë të tjerë.

“Duke loz fëmijët kanë gjetur trupin e pajetë, sapo kemi marr vesh kemi dalë. Shteti duhet të kthejë kokën nga ne dhe të na rregullojë murin mbrojtës të lumit. Pa drita na kanë lënë por të paktën të na krijojë kushtet e tjera që të shmangim rrezikun e fëmijëve”,tha banori.

Tiranë

Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:15, në Shkozë, në një kanal kullues në afrësi të banesave sociale dhe ngjitur me lumin e Lanës është gjetur i dekompozuar fëmija K.H, 4 vjeç, i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 shkurt 2020

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!