Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në fjalën e tij në Kongresin e PS, foli për rindërtimin e vendit pas tërmetit. Ahmetaj premtoi se ky proces do të sjell dhe një rritje ekonomike. Por ai gjatë deklaratës së tij nuk harroi që të bënte dhe disa batuta, ku një prej tyre ishte për Erion Veliajn.
Sipas ministrit, Veliajn socialistët duhet të mos e lodhin, pasi e kishte porosi nga Kryeministri. Sipas Ahmetajt, Lali Eri u duhej për të ardhmen.
“Bashkisë së Tiranës ia kemi lënë 24 prillin jo më kot, se lali Erin e duam shumë dhe e kemi porosi nga kryeministri që mos ta lëmë pa gjumë siç rri edhe vetë dhe sic na lë ne, që të forcohet çik më shumë në të ardhmen. Lali Eri e kemi vërtet porosi, nuk kam c’të bëj, ti e di që unë jam shumë i kujdesshëm me porositë që lë kryeministri”, u shpreh Ahmetaj./abcnews.al