Rama: Duam 800 mijë vota për mandatin e tretë. Nuk presim më për negociatat, po deshën le t’i hapin

schedule13:33 - 29 Shkurt, 2020

schedule 13:33 - 29 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama parashtroi arsyet se përse Partisë Socialiste i duhet edhe një mandat i tretë qeverisës. Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS, Rama tha se mandati i parë ishte për hapjen e themeleve, i dyti për shtrirjen e kantiereve të punës dhe i treti për të përfunduar gjithçka që është nisur.

Rama kërkoi gjithashtu 800 mijë vota për PS në zgjedhjet e ardhshme, e cila do t’i mundësonte kësaj maxhorance një qeverisje të konsoliduar.

Kryeministri Rama u dal tek hapja e negociatave me Bashkimin Europian duke theksuar se nuk presim më nëse do hapen apo jo, sepse sipas tij, Shqipëria i ka bërë detyrat dhe tani i takon vendeve të BE-së të vendosin.

Nuk presim më hapje të negociatave, as në mars, as në prill, as në tetor dhe as në nëntor, po deshën t’i hapin, po deshën të mos i hapin. Mjaft më me dasma kur krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës“, tha Rama duke theksuar se pavarësisht kësaj, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Kryeministri u ndal gjithashtu në aspektin ekonomik duke premtuar se në janar 2021, paga minimale do të jetë 30 000 lekë.

“Mirënjohës për ata që i dhanë këtë përmasë këtij kongresi dhe ma bën punën më të lehtë se nuk është e nevojshme të zgjaten në çka u tha, mund të fokusohem në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe të thjeshta. Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, disa të vërteta që është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. Një që PS-ja është më e fortë se ska qenë kurrë më parë në 30 vjet.

kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetëveten. Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar.

Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve. Detyra jonë është që ta mbyllim me një bilanc dhe program kuptim plotë reformash për mandatin e tretë. Nuk ka cënuar kurrë kombi dhe pavarësisht luftës së madhe që bëhen kundër nesh, produktet e të cilës eksportohen jashtë, sot falë nesh SHqipëria është e vlerësuar në sytë e të gjithë lidershipit Europian”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek reformimi i strukturave të partisë duke theksuar se askush nuk duhet ta shohë PS-në si një mundësi punësimi duke parazituar njëkohësisht.

“Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar se PS nuk është pronë e asnjë shefi sado i madh apo i vogël. Qe na krerët e organizatave deri tek shefat në Tiranë. Akoma sot në vitin 2020 ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për njerëzit që duan të na bashkohen. Ne kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqeës që justifikojnë gardhe dhe mure.

Nuk ka që jo këtë e kemi shok të mirë që nga koha e luftës. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time. Kulmi është se ne vendosim që në çdo organizat të ketë një bashkëkryetare grua dhe sot që flasim akoma nuk i kemi të gjitha kryetaret gra aty ku kemi organizatat. Po e latë këtë në dorë të grave, dpuetëtve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Merreni në dorë vetë.

Nëse ka një mundësi reale që ne të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Burrat çfarë kanë pasur për ta bërë e kanë bërë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenare për këtë PS, është fakti se jemi ndër 5 vendet e para të botës për barazinë gjinore në qeverisje. Ka shumë ideologë brenda nesh që thonë se këto gratë në qeveri i keni me profil të ulët.

Unë po iu them se kjo është mënyra për të parë se për çfarë janë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjitha punët që duhet të bëjmë si qeveri

Ministrja e drejtësisë mund t’i jetë dukur teknike por sot e patë këtu dhe do të shikoni shumë më tepër gra që mund të marrin forcë dhe dinë për çfarë luftojnë. Më e rëndësishmja është të kuptojmë se sot ne jemi bëtë rreziku më i madh në PS. Këtë unë e shoh përditë. Kush është? Kundërshtari ynë më i rrezikshëm sot është boshi opozitar që mbizotëton në politikë dhe media”, tha vijoi kryeministri.

Vijon…