Luhen tre takime të Superiores prej orës 14:00 dhe takimi më i ekuilibruar pritet të jetë ai mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Shkodranët nuk kanë Adilin dhe Bardullën për shkak kartonësh, ndërkohë që në mbrojtje, në qendër, luajnë Gurishta dhe Malota. Një vend në formacion edhe për Krujën, si dhe rikthehet nga fillimi Hygor.
Skënderbeu për këtë ndeshje ka Jashanicën, që kthehet pas dy viteve pezullim për përdorim dopingu. Dita rikthehet në mbrojtje dhe këtë herë trajneri Ilir Daja i beson një vend në formacion Marës.
VLLAZNIA: Efremov, Gligorov, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani,Hygor, Lika, Kruja, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Jashanica, Pëllumbi, Daja, Mara, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja
Në Gjirokastër trajneri Novi ka bërë disa lëvizje në formacion, teksa rikthehen Lika dhe Hyseni që ishin të pezulluar nga klubi për ndeshjen me Vllazninë. Laçi është ai i zakonshmi, me Rapon që luan si mbrojtës i majtë. Deliu rikthehet në mesfushë, pasi Fangaj e ka kaluar gjendjen gripale.
LUFTËTARI: Qyrani, Dragoshi, Duka, Lala, Dushkaj, Açka, Qato, Hyseni, Oshafi, Çela, Lika. Trajner: Neritan Novi
LAÇI: Stajila, Deliu, Ignjatovic, Gjoni, Rapo, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu.
Bylisi rigjen Goxhën, i cili ka shlyer gjysmën e pezullimit pas dënimit që mori pas ndeshjes me Vllazninë. Vlonjatët kanë sajuar mbrojtjen, duke aktivizuar Muçollarin në qendër të mbrojtjes.
BYLIS: Hidi, Vicente, Bicaj, Shkalla, Goxha, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Mozzone, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, C. Henrique, Lucas Ramos, Kreshpa, Hoxhaj, Indio Oliveira, Ribaj. Trajner: Marcelo Troisi. /abcnews.al